Ekspertja për Ballkanin ngre alarmin: Blerja e votës njihej në Shqipëri

Blerja e votës është një fenomen i njohur në Shqipëri, por nuk u bë asgjë për ta luftuar këtë. Kështu shprehet ekspertja për Ballkanin, Johanna Deimel, në një intervistë për DW. Sipas saj, Shqipëria po kalon në krizë të thellë politike.

“Audio përgjimet që u publikuan në fillim të shkurtit nga Zëri i Amerikës donin të provonin blerjen e votave nga PS. Për fat të keq, blerja e votës është një fenomen i njohur i zgjedhjeve të fundit parlamentare, edhe vëzhguesit e OSBE kanë raportuar për parregullsi përkatëse. Problemi është, se pas kësaj asgjë nuk ndodhi”, tha Johanna Deimel, eksperte për Ballkanin.

Ajo shton më tej se pavarësisht parregullsive, rezultati i këtyre zgjedhjeve, u pranua nga të gjitha partitë politike dhe ndërkombëtarët. Ekspertja bën thirrje që Brukseli dhe Uashingtoni të mbajnë qëndrime të qarta për këtë dhe të vendosin vija të kuqe. Ndër të tjera Deimel flet edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Me gjendjen e tanishme nuk ka për të pasur negociata anëtarësimi. Nëse do të kishte një gjuhë të përbashkët, do të kishim pasur prej kohësh reformën zgjedhore, edhe reforma në drejtësi do të kishte ecur më përpara”, tha Deimel.

Ekspertja për Ballkanin e konsideron të papërgjegjshëm, vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet e deputetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN