Higuain merr vendimin: Njerëzit kujtojnë vetëm rastet e humbura

Gonzalo Higuain ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja argjentinase teksa nuk është grumbulluar më që prej Botërorit të Rusisë.

Sulmuesi i Chelse-it heq dorë nga fanella bardhekaltër pas 75 prezencash dhe 31 golash.

“Njerëzit kujtojnë gjithmonë rastet e humbura dhe harrojnë golat që kam shënuar. Familja ime i ka vuajtur shumë kritikat ndaj meje për performancat e mia me kombëtaren por unë kam dhënë gjithmonë maksimumin”, ishin fjalët e Higuain, i cili arriti në finale me Argjentinën në vitin 2014.

Shkarkoni aplikacionin e A2