I maskuar mes dëborës, në ndjekje të vajzës, “Bond 25” nis xhirimet

Pas problemeve të shumta me regjisorin, skenarin dhe lojën e Daniel Craig, i pasigurt për t’u rikthyer në rolin e Agjentit 007, “Bond 25” ka nisur xhirimet.

Disa foto janë shkrepur gjatë xhirimeve të një skene në Norvegjinë rurale, atje ku një person i maskuar e i armatosur vihet në ndjekje të një vajze, ndërsa ajo mundohet të largohet mes akullit. Një skenë dramatike e filmuar në një zonë me pisha në Nittedal, në veri të Oslo-s.

Kjo është skena e parë e Bond pas katër vjetësh. Edhe pse skenari nuk ka përfunduar ende, stafi i filmit morën vendimin për ta xhiruar sa më shpejt këtë skenë, një sinjal ky që pengesat janë kaluar dhe po nxitohet drejt realizimit sa më shpejt të filmit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN