Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Majmunët terrorizojnë pacientët në spital!

Nga A2 CNN
29 Mars 2019, 18:23 | Lifestyle
Majmunët terrorizojnë pacientët në spital!

Për 3 muaj me radhë, pacientët e një spitali në Afrikën e Jugut janë terrorizuar nga majmunët, të cilët futeshin në ambientet e spitalit nga dritaret duke vjedhur ushqimin e të sëmurëve që qëndronin pavione.

Situata nisi në fundin e vitit të kaluar, kur majmunët shfrytëzonin perdet e futeshin nëpërmjet dritareve në spitalin e ndërtuar në Durban.

https://www.youtube.com/watch?v=Vs9mtudv81E

Autoritetet u detyruan të ngrenë një tast forcë për t’i gjetur një zgjidhje këtij probleme, por ende nuk e kanë arritur atë. “Duhet të gjejmë një zgjidhje të menjëhershme dhe nuk dua të shoh më majmunë në ambientet e spitalit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Aaron Motsoaledi, por deri tani majmunët vijojnë të futen lehtësisht në ambientet e spitalit me 543 shtretër e shumë pacientë në gjendje të rëndë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë