Mbytet punëtori në Portin e Durrësit

Një 60-vjeçar është mbytur në ujërat pranë Portit të Durrësit këtë t ëpremte. Sipas policisë së qytetit bregdetar, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00.

Shtetasi me inicialet Xh.S., ishte duke punuar në port kur ka rënë në ujë dhe është mbytur. Ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes nga ana e policisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN