Refuzuan të luanin, Bushi paralajmëron përjashtime nga Kombëtarja U-21

Barazimi2-2 në Andorra ka lënë pasoja në Kombëtaren Shpresa. Rezultati u cilësua katastrofik edhe nga vetë drejtuesi i 21-vjeçarëve, Alban Bushi, por tashmë lind polemika e lojtarëve që pas kërkesave të trajnerëve të klubeve, nuk pranojnë të zbresin në fushë, me argumentin se janë të dëmtuar, apo luajnë vetëm pak minuta.

“Mala ishte i dëmtuar në Andorrë. Do ta ndjek atë dhe dy tre lojtarë të tjerë këtë javë nëse do të luajnë, pasi me ekipin kombëtar A ose U21 nuk mund të bësh shaka, kur vjen aty duhet të japësh maksimumin. Nëse një lojtarë është i dëmtuar me ekipin kombëtar gjatë ditës së martë e të mërkurë, ndërsa ditën e premte je 100% e tij, atëherë është shumë e vështirë që të jetë përsëri pjesë e kombëtares. Stafi mjekësor më tha se ka një tërheqje në ligament. Doktori më tha se do ishte e pamundur që të luaj për të paktën një javë”

Alban Bushi Trajner i Kombëtares Shpresa

Pasi shqyrtoi çështjen e mesfushorit të Partizanit, Esat Mala, Bushi foli për prapaskenat, edhe pse refuzoi të përmendte emra konkretë. Në situatën e krijuar, trajneri i Shpresave paralajmëroi përjashtime.

“S’dua të përmend emra, por dy ose tre trajnerë marrin lojtarët e tyre marrin lojtarët e tyre duke i thënë mundohuni të luani 30 minuta në Andorra ose fare pasi kemi ndeshje në kampionat. Çdo lojtarë duhet ta dijë se fanella e kombëtares është e shtrenjtë, gjithsesi në grumbullimin e ardhshëm mund të kemi2 ose 3 mungesa nga këto lojtarë që thashë”

Alban Bushi Trajner i Kombëtares Shpresa

21-vjeçarëte Shqipërisë i nisën kualifikueset me humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Turqisë dhe barazimin 2-2 në Andorra. Kundërshtarë të kuqezinjve në grup janë edhe Austria, Anglia e Kosova.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN