Rihanna, totalisht e përqendruar te biznesi

Rihanna duket totalisht e përqendruar te biznesi dhe promovimi i produkteve të kompanive të saj.

Pak ditë më parë, këngëtarja 31-vjeçare reklamoi produktet e reja të kompanisë së saj të kozmetikës, “Fenty Beauty”, ndërsa së fundmi një gjë të tillë e ka bërë edhe për linjën e saj të të brendshmeve “Savage x Fenty”.

Rihanna dukej e mrekullueshme, teksa ekspozonte edhe format. Por të shumta ishin edhe kritikat ndaj bukuroshes nga Barbadosi, ku pretendohej se ajo kishte shtuar në peshë.