Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Sekretet” e Pompeit, zbulime të reja në qytetin antik

Nga A2 CNN
29 Mars 2019, 16:05 | Lifestyle

Gati 2 mijë vjet pas shkatërrimit të Pompeit nga një shpërthim vullkanik, qyteti antik romak vazhdon të shpërfaqë sekrete të groposura prej kohësh.

Afreske fantastikë, mozaikët e ruajtur në mënyrë perfekte dhe mbishkrimet e ndryshme janë vetëm disa prej zbulimeve të reja që kanë dalë në dritë gjatë gërmimeve më të mëdha arkeologjike në zonë që prej viteve 50-të.

Kjo është faza finale e të ashtuquajturit “Projekti i Pompeit të Madh’, i cili nisi në 2012-tën, pasi Bashkimi Europian dhe shteti Italian vunë në dispozicion 105 milion euro për të parandaluar shembjet.

“Risku i shembjes është tejkaluar. Pompei është tani mjaft i sigurt”, tha Francesco Muscolino Arkeolog.

Puna e zgjeruar e konservimit u ka mundësuar ekspertëve të zbulojnë zona të tjera të Pompeit ende të groposura nën mbetet vullkanike, përfshirë2 shtëpi të mëdha, korridore apo orendi të dekoruara. Mes zbulimeve më interesante është një pikturë në mur që tregon joshjen e mbretëreshës spartane Leda nga perëndia e grekëve Zeusi. Në po të njëjtën shtëpi, u gjet një afresk i personazhit mitologjik të narcizmit, i mbështetur në një bllok gurësh dhe duke vështruar reflektimin në ujë.

“Ishte një zbulim i mrekullueshëm, pasi është shumë e bukur dhe në gjendje shume të mirë”, tha Stefania Giudice Eksperte e konservimit .

Pompei u zhyt në hirin vullkanik pasi mali Vezuv shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit, duke vrarë mijëra romakë, të cilën nuk e dinin se po jetonin në këmbët e një prej vullkaneve më të mëdhenj të Europës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani