Sinkronizim perfekt mbi biçikletë

“4er Kunstrad Sirnach”, është një grup i përbërë nga 4 vajza nga Zvicra, të cilat kanë aftësitë të jashtëzakonshme mbi biçikletë.

Ato janë fituese të disa çmimeve në “çiklizëm artistik”. Ndërkohë, së fundmi, një video me katër vajzat, të cilat zhvillojnë një numër mjaft të vështirë, por fantastik, është bërë virale në internet.

Ato qëndrojnë mbi një gomë të biçikletës, ndërsa në mënyrë të sinkronizuar me njëra tjetrën, bëjnë lëvizje fantastike.