“Vendoret”, Filo dhe Subashi të pashqetësuar për mandatin e dytë – A2

“Vendoret”, Filo dhe Subashi të pashqetësuar për mandatin e dytë

U konfirmuan për mandatin e dytë në krye të bashkive të Fierit dhe Korçës. Armando Subashi dhe Sotiraq Filo nuk duken të shqetësuar për rezultatin.

Por sa e kënaqshme është fitorja e sigurt e një loje ku kundërshtari kërcënon me bojkot, sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër?

“Të kemi një garë dhe një proces të rregullt zgjedhor. Unë nuk dua që mandati im të vijë përmes një procesi pa konkurrim. Gjithsesi, është një zgjedhje e opozitës”, shprehet Filo.

“Padyshim që jam i gatshëm të shkojë në garë edhe pa kundërshtarë, pasi në radhë të parë ne duhet të zbatojmë detyrimet kushtetuese. Te bashkisë nuk njihet vazhdimi i mandatit deri sa të vijë tjetri. Ke një mandat të caktuar, e ke fituar në një datë të caktuar dhe është 4 vjeçar”, thotë Subashi.

Por zgjedhjet bashkiake kanë specifikë kushtetuese, që e bën të pamundur shtyrjen e datës. Edhe pse mbetet ende në pikëpyetje, pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të paktën një kandidat e ka marrë garancinë publike për rikandidim nga Lulzim Basha. Ai është Xhelal Mziu, në krye të bashkisë Kamzës për 12 vite rresht.

Por për këtë bashki bastion të së djathtës mazhoranca ka shqetësimet e saj dhe kërkon të marrë përgjegjësi.

Historia e krizave para zgjedhore në Shqipëri, ka treguar se në prag të afatit final është gjetur pothuajse gjithmonë kompromis. A është ky rasti? Mbetet ende shumë kohë për t’u parë…

Shkarkoni aplikacionin e A2