Zv/ambasadori i SHBA: Korrupsioni largon investitorët

Zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë, Daniel Koski, deklaron se korrupsioni dhe krimi i organizuar dëmtojnë klimën e biznesit në Shqipëri dhe largojnë investitorët e huaj.

“Ka ende shumë punë për të bërë për të krijuar një klimë biznesi që mirëpret edhe më shumë investitorët. Korrupsioni dëmton çdo nivel të qeverisë, krimi i organizuar dëmton aktivitetet legjitime të biznesit, dhe gjyqësori i kompromentuar ndihmon favorizimin dhe manipulimet. Kjo i largon investitorët e huaj. Rruga për të ndërtuar ëndrrën shqiptare është ende e gjatë”, u shpreh Koski.

Diplomati amerikan tha se SHBA do të japë mbështetjen që rrjetet e organizuara të krimit të zhbëhen, pasi qytetarët shqiptarë meritojnë një jetesë më të mirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN