Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

10 minuta shtesë, karton i kuq dhe shishe ndaj arbitrit, Laçi merr një pikë në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Mars 2019, 19:12 | Futboll

Laçi ka marrë një pikë tepër të vlefshme në “Selman Stërmasi” pasi barazoi në mënyrë dramatike në minutën e tetë shtesë kundër Tiranës.

Bardheblutë, kaluan në fund të pjesës së parë në avantazh me anë të Sentamu, por kur të gjithë menduan se ndeshja kishte mbaruar dhe bardheblutë kishin siguruar tri pikët, Laçi arriti të barazonte me anë të Shtupinës. Vetmë pak minuta më parë bardhezinjtë kishin mbetur me një lojtar më pak pasi Najdenov ishte ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të rëndë.

https://a2news.com/2019/03/30/nje-minute-heshtje-per-ali-memen-mesazhi-i-tirona-fanatics-per-legjenden-bardheblu/

Tiranës iu anulua edhe një gol i sulmuesi Grent Halili pasi gjyqtari anësor akordoi faull për prekje të topit me dorë, çka tensionoi situatën në tribuna nga ku arbitri u godit me shishe në kokë.

Në përfundim të takimit forca të shumta policie u futën në ambientet e stadiumit për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Por përsëri incidentet nuk u shmangën dot, pasi në korridoret e stadiumit lojtarët dhe tifozët e Laçit kanë goditur sulmuesin e Tiranës Micheal N’Goo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë