Basha: E futëm Shqipërinë në NATO, sot është strehë e kriminelëve

Kreu i PD, Lulzim Basha, tha në Durrës se “fatura” që paguajnë shqiptarët nga vjedhja dhe korrupsioni i qeverisë është 100 mijë euro në ditë. Ai komentoi edhe në Durrës raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, publikuar një ditë më parë.

“Dhjetë vjet më parë Shqipëria hyri në NATO dhe unë para nderin të ngrija flamurin shqiptar në NATO si ministri juaj i Jashtëm, bashkë me Kryeministrin Berisha. Bëmë realitet shumë kushte që e bënë Shqipërinë aleate të NATO-s”, tha Basha. “Sot, partnerët tanë strategjikë treguan të zezë mbi të bardhë të vërtetën që di çdo shqiptar: nga bazë sigurie, Shqipëria u bë bazë dhe strehë e rrjeteve kriminale që veprojnë nga Amerika e Jugut në Europë, nga Europa në Azi”.

Lideri i opozitës shtoi: “Raporti i DASH e ka fjalën për Edi Ramën, Vangjush Dakon, Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn, dhe banda e hajdutëve që vazhdojnë të vjedhin Shqipërinë. Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare”.

Shkarkoni aplikacionin e A2