Basha në Durrës, një ditë pas Ramës: Sa herë i vjen fundi, autokratët bëjnë shfaqje të shëmtuara – A2

Basha në Durrës, një ditë pas Ramës: Sa herë i vjen fundi, autokratët bëjnë shfaqje të shëmtuara

Partia Demokratike organizoi një tubim pasditen e të shtunës në Durrës, para sheshit të Bashkisë, një ditë pasi në po atë shesh kishte zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të nismës “Bashkia që Duam”, Kryeministri Rama.

“Sa herë që një regjimi i vjen fundi, sa herë që autokratëve të korruptuarve u vjen fundi, përsërisin shfaqje të shëmtuara. Këtë bëri pa sukses edhe njeriu që pre gjashtë vitesh është përgjegjës për varfërimin më masiv të shqiptarëve, për emigracionin më të madh që prej viteve ‘90”, tha Basha në lidhje me aktivitetin e një dite më parë të Kryeministrit.

Basha renditi para durrsakëve të mbledhur në shesh disa nga problemet kryesore si rritja e faturave të ujit dhe energjisë elektrike, apo edhe çmimi i karburantit. “Populli më i varfër i Europës paguan për naftën njëlloj sa gjermanët, populli më i pasur i kontinentit”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2