Bën testin e ADN-së, zbulon se ka 29 motra dhe vëllezër

Imagjinoni të jeni rritur si fëmijë i vetëm dhe kur keni arritur në moshë madhore të zbuloni se keni motra dhe vëllezër. Madje shumë!

Kjo është historia e një gruaje në San Francisko, e cila mori lajmin befasues pasi bëri një test ADN-je. Madje sot, ajo nuk është në gjendje të thotë me saktësi se sa motra dhe vëllezër të tjerë ka. “Për momentin kam 29”, thotë Shauna Harrison për mediat amerikane.

Kur ishte 27 vjeç, ajo mësoi se personi që e kishte rritur nuk ishte babai i saj i vërtetë, kështu që nisi të kërkonte përgjigje. U fut në një faqe interneti ku mund të kërkoje për paraardhësit dhe gjeti personi dhurues ishte një hebre me origjinë nga Rusia. Kur 41 vjeç, dy vjet më parë, Shauna zbuloi se personi në fjalë kishte dhuruar edhe për fëmijë të tjerë. “Një ditë pasi u regjistrova mora një email nga dy vëllezër”, kujton ajo.

Sot, familja rritet vazhdimisht dhe në total ata janë 30 motra dhe vëllezër. Ata kanë hapur edhe një faqe të përbashkët në Facebook, kanë një kalendar për të mbajtur mend ditëlindjet dhe mirëpresin të rinjtë që mund t’i bashkohen familjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN