Cakaj për raportin e DASH: Realist por inkurajues

Ministri i Jashtëm i mandatuar Gent Cakaj gjatë një konference për shtyp ka komentuar gjerësisht raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku flitet për Shqipërinë.

Sipas ministrit, raporti ofron një ”panoramë realiste të kontekstit shqiptar”, por sipas tij ai ka tone përgjithësisht “inkurajuese”, ku nënvizohet që  “Shqipëria është në një momentum pozitiv specifikisht në pjesën e reformës të drejtësisë” dhe thekson “rezultatet e luftës kundër lëndëve narkotike”.

Ministri nuk fsheh problematikat, dhe thotë që fakti që Shqipëria është “burim për kanabisin dhe vend transit të kokainës dhe heroinës drejt tregjeve evropiane” është fakt i njohur, që “Shqipëria e 2019 nuk është ideale” por që është më mire se më parë, dhe se “numri i konfiskimeve ka rritur tek opinioni publik përshtypjen e qarkullimit të drogës”.

Çështja e trafikut të drogës sipas ministrit është diçka që “ lidhet me kontekste më të gjera, rajonale dhe ndërkombëtare”, dhe si pasojë nuk shërben qasja e  ”nacionalizimit të krimit dhe sulmet kundër qeverisë” nga momenti që “nuk kemi regres evident siç komentohet, por progres gradual”.

Madje Cakaj nënvizon se në raport për vendet e tjera të Rajonit “shqetësimet janë më të thella se për Shqipërinë, dhe tonet që i referohen Shqipërisë shume më të buta”.

Shkarkoni aplikacionin e A2