Fjalimi në OKB, Jolie: Mjaft dhunës ndaj femrave

Një fjalim prekës dhe inkurajues për femrat ka qenë ai i Angelina Jolie në OKB. Aktivistja dhe aktorja 43 vjeçare, e dërguara speciale e OKB-së për refugjatët, kërkoi ndihmë për të zhdukur njëherë e mirë dhunën seksuale nga vendet në luftë.

 “Në të gjithë botën ka shembuj pafund të femrave në karrierë, të femrave që bëhen lidere dhe marrin fatin e tyre në duar, duke na frymëzuar të gjithëve ne.

Por vajzat dhe gratë ende janë viktimat më të mëdha të luftës. Ato janë më shumë se gjysma e refugjatëve dhe janë viktima të përdhunimeve dhe abuzimeve seksuale”.

Jolie është caktuar ambasadore e OKB-së në 2012 dhe prej asaj kohe ka udhëtuar nëpër botë, në mbrojtje të refugjatëve e në veçanti grave e fëmijëve.

“Gratë janë ato që vuajnë konfliktet, në sensin më të keq të mundshëm, ne e dimë realitetin. Duke i mohuar atyre të drejtat, nuk është zgjidhje. Ndryshe do të ngecim edhe për shumë vite në ciklin  e dhunës dhe konfliktit. Zgjidhje do të jetë edhe rritja e numrit të femrave në misionet paqe-ruajtëse” Ndonëse e shkëputur nga kinemaja vitet e fundit, Jolie do të rikthehet në ekran këtë vjeshtë, me prodhimin e Disneyt “Magnificent 2”.