Gafë e tmerrshme nga Donnarumma, tani Milani “bën tifo” për Napolin – A2

Gafë e tmerrshme nga Donnarumma, tani Milani “bën tifo” për Napolin

Një gafë e pafalshme nga portieri i Milanit Donnarumma i dha Sampdorias një fitore të rëndësishme, që e mban në garë për një vend në Europa League. Që në minutën e parë të takimit, Gregoire Defrel realizoi kur Romagnoli pasoi mbrapsht për portierin e Italisë dhe ky i fundit e largoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Kjo është humbja e dytë radhazi në kampionat për skuadrën e drejtuar nga Gattuso, që mund të kishte qenë edhe më e thellë, pasi Quagliarella goditi traversën në pjesën e dytë.

Tani, Milani duhet të shpresojë që Napoli të mundë Romën të dielën, për të mos lejuar verdhekuqtë që të afrohen edhe më shumë e t’i rrezikojnë vendin e katërt, dhe pjesëmarrjen në Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2