Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lleshaj prezanton drejtorin e ri të Policisë së Shkodrës

Nga A2 CNN
30 Mars 2019, 19:49 | Aktualitet

Niko Brahimi do të jetë drejtori i ri i Policisë së Shkodrës. Vendimi është marrë. Lajmin e dha për mediat vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ndodhet në Shkodër këtë të shtunë, pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë dy vëllezër.

https://a2news.com/2019/03/30/tronditet-shkodra-vriten-vellezerit-bilali/

I shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, Lleshaj shprehu besimin se me emërimin e Brahimit do të kishte ndryshime në luftën kundër krimit në Shkodër, edhe pse pranoi se ka ende shumë për t’u bërë.

“Kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja për të siguruar atë që Shkodra meriton, qetësi dhe dinjitet sepse ky qytet e meriton”, tha Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë