Pamjet tregojnë si nisi sherri mes N’Goo dhe stafit të Laçit

Kamerat e sigurisë së stadiumit “Selman Stërmasi” tregojnë momentin se si ka nisur sherri mes sulmuesit të Tiranës Michael N’Goo dhe lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të Laçit.

Nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, duket se fillimisht N’Goo konfrontohet verbalisht me presidentin e klubit kurbinas, Pashk Laska, e më pas afrohet për ta goditur. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe të tjerët dhe më pas situata është përshkallëzuar.