Vijojnë shkarkimet e diplomatëve, ikin gjashtë të tjerë

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj, vazhdon lëvizjet në kuadër të reformës në shërbimin e jashtëm.

Kështu gjate orëve të fundit, u është ndërprerë detyra dhe janë urdhëruar të kthehen në Tiranë, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE, Artur Porpollogu konsull në ambasadën e shqiptare në Athinë, Marin Meksi konsull në Hungari, Marsela Xhixho konsull në Danimarkë.

Gjithashtu janë larguar nga detyra edhe Sarandi Nako, nga ambasada shqiptare në Sofje si dhe Gerarta Ballo në ambasadën shqiptare në Romë.

Këto lëvizje janë argumentuar si emërime jashtë sistemit dhe të papërshtatshme me natyrën e punës. Ndërkohë pritet që ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cako të ketë edhe një deklarate për mediat në lidhje me këto lëvizje.

Shkarkoni aplikacionin e A2