Vrasjet në Shkodër, Ademi: Qyteti po lihet në dorën e larjeve të hesapeve – A2

Vrasjet në Shkodër, Ademi: Qyteti po lihet në dorën e larjeve të hesapeve

Për ngjarjen që ka tronditur Shkodrën mëngjesin e sotëm, ku gjetën vdekjen vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, ka reaguar edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

 “Sot është e shtunë, jemi gdhirë me një ngjarje shumë të rëndë, kanë ndodhur dy vrasje, kjo është shqetësuese, kjo është një nder ngjarjet shqetësuese, kjo duhet të tmerrojë kryeministrin dhe të gjithë qeverinë por kjo duket se po tmerron vetëm shkodranët”, ka qenë reagimi i Ademit.

Sipas Ademit, “Shkodra po lihet në dorën e larjeve të hesapeve, dhe është kjo ajo çfarë duhet të shqetësojë kryeministrin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2