Zgjidhja e krizës politike, Moisiu dhe Mejdani: Të ndërhyjë Ilir Meta – A2

Zgjidhja e krizës politike, Moisiu dhe Mejdani: Të ndërhyjë Ilir Meta

Dy ish presidentet, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani këshillojnë ndërhyrjen e Presidentit Ilir Meta në uljen e palëve për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

Mekanizmat, thonë dy ish krerët e shtetit, duhet t’i përcaktojë Meta.

“Klasa politike duhet ndërgjegjësohet se kështu nuk mund të shkohet përpara”, nënvizoi Moisiu, ndërsa ish presidenti Mejdani theksoi se “vendimmarrja shkon te ato që qeverisin, vetëm ata gjykojnë që mund të shkojnë në zgjedhje të parakohshme”.

I pyetur nga A2 CNN, ish presidentit Mejdani, e quajti ekstrem dhe të panevojshëm vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

 “Nuk duhet futur fitili te një zjarr që po ndizej, duhej gjetur zgjidhja më parë. Tani ekzistojnë të gjitha opsionet në tavolinë”, deklaroi Mejdani.   

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se ka bërë të gjitha përpjekjet për të parandaluar krizën politike, por nuk dihet nëse përpjekja për të ulur palët në një tryezë, është njëra prej tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2