Do të grabisnin një karburant në Durrës, kapen tre persona

Forcat e Policisë kanë parandaluar një grabitje me armë luftarake ndaj një pike karburanti në Durrës.

Autorit kryesor të krimit në tentativë, shtetasit 26 vjeçar  J.M, nga Xhafzotaj, u arrestua në flagrancë pas gjetjes së bazës materiale për grabitjen, ndër të tjera një automatik kallashnikov, maska, aparate celularë dhe thika.   

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët  e tij, XH.M 22 vjeç nga Delvina dhe AC, 21 vjec, banues në Tiranë.

Të tre do të procedohen me akuzat “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN