Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ferrari “tradhton” Leclerc, Hamilton fiton në Bahrein

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 18:04 | Sporte të tjera

Charls Leclerc ishte surpriza e madhe e provave zyrtare për Çmimin e Madh të Bahreinit, por në fund nuk ia doli. Piloti i ri i Ferrarit, edhe ditën e sotme, bëri një nisje të mirë të garës, por u tradhtua në fund nga Ferrari, duke i “dhuruar” fitoren të zakonshmit Hamilton.

Leclerc u parakaluar në nisje nga Vettel, por me kalimin e xhirove, piloti francez i Ferrarit rikuperoi pozitat e tij dhe po udhëhiqte i qetë, i shkëputur nga ndjekësit. Por Vettel e humbi qetësinë dhe gaboi në një moment kur Hamilton tentoi ta kalonte dhe dëmtoi makinën. E në fund nuk shkoi më shumë se një vend i pestë për të.

Por kur të gjithë menduan se kjo ishte fundjava e pilotit francez të Ferrarit, ndodhi e papritura. 12 xhiro para fundit, Leclerc kishte krijuar një distancë prej 10 sekondash nga Hamilton, por xhirot e motorit ranë dhe u parakalua lehtësisht nga britaniku e më pas edhe nga Bottas, duke arritur më pas i treti.

Meclaren duket sërish pa rival këtë sezon, ndërsa Ferrari vazhdon të përsëris problemet e shumta dhe në dy garat e para ka arritur vetëm një podium.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani