Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fiken dritat në të gjithë botën për një orë!

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 16:45 | Lifestyle

Qytete të ndryshme në të gjithë botën fikën dritat për 60 minuta në atraksionet e tyre më të njohura, për të shënuar “Orën e Tokës”.

Porta e Bradenburgut në Berlin, Kulla Eifel në Paris, Piramidat në Egjipt, Empire State Building në Nju Jork, Shtëpia e Operës në Sidnej, Kullat Shangai dhe Statuja e Krishtit në Brazil ishin ndër mbi 100 monumentet, të cilat qëndruan në errësirë për një orë. Gjesti simbolik ishte pjesë e edicionit të 13 të fushatës së organizuar nga Fondi Mbarëbotëror për Natyrën.

“Kryebashkiakë dhe qytete, ne kemi një rol kryesor pasi jemi në një nivel, në të cilin mund të veprojmë konkretisht kundër ndotjes së ajrit. Kur ne veprojmë, kemi mundësi të arrijmë më shpejt rezultate. Por këto veprime nuk janë të mundura pa mobilizim publik”, tha Anne Hidalgo, kryebashkiake e Parisit.

“Mendoj se çdo orë është “Ora e Tokës”. Besoj se është mirë që rritet ndërgjegjësimi. Kjo ndryshon shumë gjëra, që nga pikëpamja e tyre, mënyra se si e shohin tokën e deri tek konsumi”, u shpreh një aktivist.

“Ora e Tokës” nisi si traditë në vitin 2007 dhe tani shënohet në mbi 180 shtete dhe territore, sipas organizatorëve. Synimi kryesor është ndërgjegjësimi i qytetarë vepër të luftuar ndotjen e mjedisit dhe ajrit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu