Heshtje “diplomatike”, Ditmir Bushati nuk komenton shkarkimet e Cakajt

Në më pak se 3 muaj në krye të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zv. ministri Gent Cakaj nisi spastrimet në radhët e diplomacisë. Mes 30 diplomatëve të shkarkuar, kishte edhe nga ata që sipas Cakajt kishin çnderuar figurën e ministrisë se Jashtme, me korrupsion e sjellje jo dinjitoze.

Për një pjesë të tyre ka probleme të evidentuara me sjelljen e tyre dhe për këtë do të merren masa disiplinore, dhe për të tjerët thjesht kanë qëndruar në sistem tepër gjatë, me një kontribut të pakët”, deklaronte Cakaj më 27 mars.  

Pra, për ata kolegë që kishte heshtur kur ishte vartës i Ditmir Bushatit, tani Cakaj nuk hesht më. I ka treguar atyre derën.

Ndaj A2 Cnn kërkoi të pyesë ish ministrin lidhur me këtë çështje, por ai nuk preferoi të komentonte.  

Me heshtjen e tij diplomatike, duket se edhe ish ministri Bushati aprovon shkarkimet, për sa kohë nuk mbrojti asnjë prej të larguarve.

Shkarkoni aplikacionin e A2