Incidenti me Laçin, Tirana: Ngjarjet do të relatohen në UEFA dhe në FIFA

Klubi i Futbollit Tirana ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ngjarjen e ndodhur në korridoret e stadiumit pas ndeshjes ndaj Laçit, ku lojtarët dhe drejtuesit e skuadrave u përplasën fizikisht.

Klubi i Tiranës thotë në reagim se lojtarët e saj u provokuan dhe u dhunuan, ndërsa pamjet i janë vënë në dispozicion Policisë së Tiranës dhe kërkohet zbardhja e menjëhershme e ngjarjes dhe dënimi i autorëve.

“Denoncimet publike në këtë vend, thuajse gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët për të mos sjellë ndryshim. Për këtë dhe të tjera arsye, zgjedhim të mos flasim gjatë, por të veprojmë. Dy javë më parë, gjyqtari Olsi Sokoli vodhi turpshën skuadrën në fushë ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur një çështje ndaj tij në FIFA, ne sektorin e Luftës kundër Racizmit, në mungesë të një përgjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Dje, skuadra u vodh në fushë, në një ndeshje që mund të luhej deri në të gdhirë sipas kryesorit Kridens Meta dhe më pas u provokua dhe u godit turpshëm”.

Në fund të reagimi, Klubi i Tiranës thotë se ngjarjet e dy javëve të fundit do të relatohen gjithashtu në UEFA dhe FIFA.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN