Po zhduken bretkosat, fajin e ka “sëmundja më agresive e regjistruar në natyrë”

Gjithë fëmijëve i tregohet përralla e princit që shndërrohet në bretkosë, por në të ardhmen fëmijët mund të jenë më të çuditur nga bretkosat sesa nga princi, thjesht sepse kafshët e vogla po…zhduken.

Sipas një studimi të Australian National University, dhe i botuar në revistën prestigjioze Science, një infeksion fungal me prejardhje aziatike po përhapet në gjithë kontinentet duke sulmuar pjesën më të madhe të bretkosave por edhe amfibë të tjerë.

Një nga bretkosat viktimë e sëmundjes

Sëmundja që shkakton, Chytridiomycosis, ka zhdukur në pesë dekadat e fundit rreth 90 specie të ndryshme, dhe po rrit së tepërmi agresivitetin, duke u renditur i pari në sëmundjet më vdekjeprurëse të regjistruara në natyrë. Sipas Benjamin Scheele, që ka udhëhequr studimin, sëmundja “ka rishkruar njohurinë tonë mbi çfarë një sëmundje mund të shkaktojë në natyrë”.

Në total, janë 500 speciet që rrezikohen përgjithmonë nga zhdukja nga sëmundja, e cila ngurtëson lëkurën e kafshëve dhe i shkakton ndalimin e zemrës.