Rikthehet kafshimi në ring, një “Tyson i ri”

Boks, kafshon kundershtarin. Ben Ali

Boksieri anglez, Kash Ali, i riktheu admiruesit e sportit burrëror në kohën e Mike Tyson e Evander Holyfield, teksa ishte përballë rivalit të tij David Price, në duelin e zhvilluar një natë më parë në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme për peshat e rënda.

Pas disa veprimeve të ndaluara radhazi, Kash Ali e hodhi në tapet rivalin e tij dhe në një moment humbet kontrollin dhe i ngul dhëmbët në bark.

“Gjyqtar, po më kafshon”, reagon menjëherë boksieri David Prize. Gjyqtari nuk u mendua dy herë por e ndaloi duelin i justifikuar edhe nga shenja e mbetur në barkun e Prize pas kafshimit nga kundërshtari.

Kash Ali është vetëm 27 vjeç, ndërsa në karrierën e tij deri para kësaj ndeshje ishte i pamposhtur në 15 duele të zhvilluara, e tashmë rrezikon të marrë një dëmtim të rëndë, ndoshta edhe përjashtim nga boksi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN