Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rolling Stones anulojnë turin, Mick Jagger ka nevojë “për kurime”

Nga A2 CNN
31 Mars 2019, 12:14 | Showbiz
Rolling Stones anulojnë turin, Mick Jagger ka nevojë “për

Fansat e panumërt të Rolling Stones janë jo vetëm të zhgënjyer, por edhe të shqetësuar për lajmet që vijnë nga grupi legjendar.

Sipas një zëdhënësi, turi amerikan i Rolling Stones do të anulohet për shkak të një gjendje jo të mirë shëndetësore të liderit Mick Jagger.

Vetë Jagger ka postuar në Twitter një postim ku thuhet: “E urrej kur zhgënjej fansat dhe jam vetë i zhgënjyer për këtë anulim, por mezi pres të rikthehem në skenë, sa më shpejt të jetë e mundur”.

Jagger është tashmë 75 vjeçar, por mbetet një nga performuesit më të ndjekur të skenave ndërkombëtare të rock-ut.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë