Rrëzohet avioni në Gjermani, 3 të vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar pasditen e së dielës në Egelsbach të Gjermanisë, duke u marrë jetën 3 personave.

“Bild” shkruan se avioni 6-vendësh ishte nisur nga Kana e Francës dhe nuk kishte mundur të bënte një ulje të sigurt, duke u rrëzuar jo shumë larg nga pista.

Sipas medias gjermane, dy pasagjerët e avionit ishin shtetas rusë, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti ajror dhe identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN