Trump, kërcënim të ri ndaj emigrantëve

Presidenti Trump udhëzoi Departamentin Amerikan të Shtetit të marrë masa kundër El Salvadorit, Guatemalës dhe Hondurasit.

“Ne kemi 2 karvanë të mëdhenj që po vijnë nga Guatemala. Karvanë masiv po kalojnë në këto momente përmes Meksikës”, tha Trump.

Lëvizja e fundit vjen pasi presidenti Trump tha se 3 vendet kanë organizuar hyrjen e karvanëve me emigrantë në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu kërkon veprime konkrete nga Meksika, në të kundër paralajmëron mbylljen e kufirit javën që vjen për të ndaluar emigrantët.

“Meksika është e ashpër. Ata mund t’i ndalonin ata, por nuk e bënë. Por tani do t’i ndalojnë. Nëse nuk e bëjnë do të mbyllim kufirin dhe do ta mbajmë kështu për një kohë të gjatë”.

Trump insiston se SHBA nuk ka më hapësirë për emigrantët pa dokumente që janë ndaluar nga autoritetet. Ndërsa ekspertët theksojnë se ky vendim mund t’i kthehet në një bumerang presidentit amerikan, pasi duke hequr ndihmën do të nxitet më shumë emigracioni.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN