U akuzua se kopjoi Dua Lipën, reagon aktorja

Dua Lipa është vënë në qendër të mediave rozë botërore dhe çdo gjë që ajo bën është në vëzhgim të vazhdueshëm, madje edhe çdo gjë që ajo vesh është e fiksuar mirë në memorien e fansave të saj.

Këtë e ka provuar edhe aktorja e famshme, Alia Bhatt, e cila ditët e fundit është akuzuar se ka kopjuar këngëtaren e talentuar me origjinë shqiptare në një set fotografik për promovimin e filmit “Kalank”, ku ishte protagoniste.

Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë dhe aktorja ka reaguar duke u “tërhequr veshin” kritikëve të saj. “Nuk mund të jeni të gjithë detektivë të vërtetë djema, por jepini një vajze disa vlera”, ka thënë Bhatt duke shtuar se ajo është xhiruar më 6 shkurt 2019, ndërsa seti i Dua Lipës është publikuar më 24 shkurt.

Ajo nuk ka pranuar se ka kopjuar, por si do të jetë ngjashmëria mes të dyjave është e madhe.