Vrasjet në Shkodër, Asmir Bilali nga burgu në varrimin e të afërmve

Ceremonisë mortore të dy vëllezërve Bilali në Shkodër iu bashkua edhe Asmer Bilali, djali i një prej viktimave, Astrit Bilalit. Asmer Bilali është një nga të akuzuarit e grupit “Bajri”.

Tre furgonë dhe makina të tjera policie e shoqëruan atë në ceremoninë mortore.

Ish-kampioni i boksit njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm në policinë e Shkodrës, si dhe është i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Më herët, gjyshi i Asmer Bilalit, i bëri apel Ministrisë së Drejtësisë që të lejojë nipin e tij të qëndrojë disa ditë në shtëpi, për të pritur dhe përcjellë njerëzit për vdekjen e të atit.

“Në këtë shtëpi ka mbetur vetëm një djalë i paralizuar dhe nuk ka njeri që t’i japë një gotë ujë, është shprehur gjyshi i Asmerit ne apelin drejtuar institucioneve të drejtësisë.

Ndërkohë, ai ka kërkuar gjetjen sa më shpejt të autorëve të kësaj masakre.

Shkarkoni aplikacionin e A2