Vrasjet në Shkodër, policia shoqëron gjatë natës 30 persona

Policia e Shkodrës ka shoqëruar gjatë natës mbi 30 persona të cilët janë pyetur në lidhje me vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali mëngjesin e së shtunës.

Për momentin nuk behën të ditura deklarimet e personave të shoqëruar, ndërsa policia ende nuk ka konfirmuar ndonjë person të dyshuar për ketë vrasje.

Ndërkohë, hetimet e kryera në bazë të provave të gjetura në vendngjarje, tregojnë se njëri nga vëllezërit e ekzekutuar ka patur armë me vete dhe i është kundërpërgjigjur atentatorit.

Policia ka gjetur në makinën  gjysmë të djegur që mendohet që është përdorur nga autorët e vrasjes edhe armën me të cilën janë ekzekutuar vëllezërit Bilali.

Shkarkoni aplikacionin e A2