Benzema shënon sërish, Reali fiton në fund

Edhe pse me vështirësi, Reali i Madridit mori 3 pikët e radhës në kampionat, duke mposhtur në “Bernabeu” 3-2 Huesca-n.

Në letër vlerësohej si një ndeshje e lehtë për skuadrën e drejtuar tashmë nga Zidane, por në fushë nuk rezultoi kështu.

Miqtë shënuan që në fillimin e ndeshjes, ndërsa pjesa e parë u mbyll në barazim pas golit të Isco-s. Caballero kaloi Realin në avantazh në minutën e 62, por Huesca barazoi sërish.

Atëherë kur të gjithë menduan se ndeshja u mbyll në barazim, është Benzema ai që mendon t’i japë fitoren e radhës Realit në La Liga.

Shkarkoni aplikacionin e A2