Deputetët gjermanë: Kundër shkëmbimit të territoreve

Gjermania ka ripërsëritur qëndrimin kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Gjatë një takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë, deputetët e Bundestagut, Peter Bauer dhe Kristian Shmidt nënvizuan se nuk mund të zgjidhen problemet duke krijuar probleme të reja.

Gjithashtu ata kërkuan nga qeveria e Kosovës që të pezullojë taksën e vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Ndër të tjera, deputetët e koalicionit qeverisës në Gjermani, ritheksuan mbështetjen e shtetit të tyre për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN