Gent Cakaj u heq targat diplomatike 38 konsujve

Ministri i Jashtëm në detyrë, Genat Cakaj, doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme ku bëri të ditur se 38 konsujve të nderit do t’i hiqen targat diplomatike.

“Kam vendosur për marrjen e një mase tjetër të domosdoshme. Ka ardhur koha që të zhbëjmë një praktikë, sa origjinale aq edhe në mospërputhje me ligjet në Shqipëri e praktikat në botë. Jemi i vetmi vend me 48 konsuj nderi që operojnë me targa diplomatike. Bëhet fjalë në përgjithësi për qytetarë shqiptarë, që janë ngarkuar në Shqipëri si konsuj nderi nga vendet e ndryshme dhe qarkullojnë me privilegje të caktuara, njësoj si ambasadorët. Shqipëria është e nderuar t’i ketë këto konsuj nderi, por edhe ata do të jenë të nderuar nëse do të rregullohet kjo marrëdhënie sipas ligjit”.

Ligji e përmban se këta konsuj duhet të përdorin një automjet me targë të zakonshme kombëtare dhe me një shenjë dalluese në të djathtë të targave kombëtare me simbolet “HCC”. Ndërkohë, në shkelje të këtij ligji janë 38 konsuj nderi të pajisur me targa “CD”, të cilët i kemi mes nesh dhe hyjnë e dalin si përfaqësuesit më të lartë diplomatikë ndërkombëtar. Kjo është e pajustifikuar dhe duhet të marrë fund. Informoj se zyra e protokollit do të fillojë menjëherë me kontaktimin e tyre dhe ata janë të detyruar të dorëzojnë targat diplomatike dhe do të pajisen menjëherë me shenjën dalluese ovale “HCC””, tha Cakaj.

N

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN