Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Historia prekëse, çon shokun në shkollë për 6 vjet duke e mbajtur në shpinë

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 11:29 | Bota

Thonë që gjithçka është e mundur kur ke një mik që të mbështet. Kështu mund të përkufizohet historia e një djali të paralizuar në Kinë, i cili nuk ka munguar gjithsesi asnjë ditë në shkollë, pasi miku i tij e ka mbajtur në krah për gjashtë vite rresht

Xu Bingyang, 12 vjeç, nuk donte t’ia dinte nëse binte shi apo bënte vapë. Miku i tij Zhang Ze, duhet të shkonte në shkollë e të mos humbiste asgjë. Ai gjithashtu e ndihmonte shokun që të ushqehej dhe të ndryshonte klasat.

Historia prekëse e tyre, që po bën xhiron e botës, fillimisht u raportua nga mediat kineze. Xu tha për to se ishte një kënaqësi që të ndihmonte shokun e tij, duke u shndërruar në “shkopin” për t’i bërë të mundur që të ecte.

“Unë peshoj më shumë se 40 kilogramë ndërsa Zhang vetëm 25, kështu që nuk e kisha shumë problem për të mbajtur në krahë”, tha Xu. Ndërsa Zhang nuk kishte fjalë për të përshkruar mirënjohjen për mikun e dashur: “Çdo ditë ai studion, bisedon dhe luan me mua. E falënderoj pasi kujdeset çdo ditë për mua”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë