Kapet vrasësi në Shkodër, do ekstradohet në Greqi

Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin “Gjurmimi” duke vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, të dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Në pranga është vënë shtetasi Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër, Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.

Sipas policisë, shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek.

Shkarkoni aplikacionin e A2