Më i miri për trepikësha është roboti i Toyota-s

sdfasfdasdfa

Nuk driblon dot, nuk bën dot zhytje spektakolare si yjet e NBA, por roboti basketbollist i ndërtuar nga Toyota nuk gabon thuajse kurrë nga trepikëshi.

I lartë 207 centimetra, roboti realizoi 5 nga 8 gjuajtjet që bëri në një testim të kryer të hënën në Tokio, një raport realizimi më i dobët se sa në provat jo publike, të paktën kështu pretendojnë inxhinierët që e kanë ndërtuar.

I quajtur “Cue 3”, roboti përpunon pamjen tredimensionale se ku ndodhet koshi dhe përmes sensorëve në gjoks modifikon gjunjët dhe krahët për t’i dhënë goditjes këndin e duhur.