Ndryshon skema e ndihmës ekonomike

Qeveria iu heq bashkive skemën e ndihmës ekonomike dhe atë të aftësisë së kufizuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për asistencën sociale”.

Drafti parashikon që roli i Këshillave Bashkiakë të fokusohet vetëm në përcaktimin e kritereve për familjet që marrin ndihmë ekonomike, por nuk do të kenë asnjë vendimmarrje për përfituesit, të cilët do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

Skema ekzistuese parashikon që qeveria jep fondin për familjet e varfra, por evidentimi i atyre që e përfitojnë dhe shpërndarja e parave bëhet nga pushteti vendor.

Por më shumë sesa ndryshim skeme, qytetarët kërkojnë rritje të ndihmës ekonomike. Gjithashtu, ligji i ri anashkalon vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak për pagesat e aftësisë së kufizuar, për shkak se kjo e drejtë i jepet individit në bazë të vlerësimit të komisionit të posaçëm për vlerësimin e aftësisë së kufizuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN