Nis gara për kryeprokuror, KLP short për vlerësuesit e kandidatëve për SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Në garë për këtë post është edhe kryeprokurorja Arta Marku.

Mësohet se prokurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre. Ndërsa në mbledhjen e sotme ky këshill hodhi shortin për Komisionin e Posaçëm për vlerësimin e kandidateve të Strukturës se Posaçme antikorrupsion. 

Gjithashtu, ky këshill vendosi dhe për zgjedhjen e drejtuesve të përkohshëm me mandat 3-mujor të Prokurorisë së Lushnjës dhe Fierit, pasi drejtuesit e tyre të mëparshëm nuk kaluan procesin e vetting-ut.

Në Fier është zgjedhur Violeta Shkurta e cila mori 7 vota pro, ndërkohë që në krye të Prokurorisë së Lushnjës është caktuar përkohësisht Aben Dyla, po me 7 vota pro.

Shkarkoni aplikacionin e A2