Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Parlamenti mblidhet të mërkurën, përshpejtohet edhe protesta e opozitës

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 10:21 | Aktualitet
Parlamenti mblidhet të mërkurën, përshpejtohet edhe protesta

Kuvendi do të mblidhet këtë javë të mërkurën, duke përshpejtuar me një ditë seancën plenare të radhës.

Sipas burimeve të A2 CNN, vendimi është marrë nga Kryetari Gramoz Ruçi për shkak të agjendës së Kryeministrit Rama, i cili nuk mund të jetë të enjten në sallë. Nuk dihet ende nëse Rama ka ndonjë aktivitet jashtë Shqipërisë. Me shumë gjasa seanca do të nisë në orën 10:00, edhe pse nuk është marrë ende një vendim zyrtar nga konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Paralelisht do të përshpejtohet edhe protesta e opozitës, e cila do të nisë në të njëjtën orë me seancën parlamentare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë