Pas aksidentit tragjik rinis puna për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”

Vetëm 48 orë pas aksidentit që i mori jetën një punonjësi, në “Arenën Kombëtare” ka rinisur puna. Grupet e punës po vijojnë normalisht procesin e tyre.

Prej incidentit, puna u ndërpre gjatë fundjavës që lamë pas. Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes fatkeqe, për të zbardhur dinamikën e aksidentit, arsyet dhe përgjegjësit, nëse ka të tillë.

Grupet e punëtorëve në kantier i janë kthyer ditëve të zakonshme të punës, ndërsa të gjithë ata që duhet të punojnë në lartësi, veshjet mbrojtëse nuk i heqin as në momentin kur janë në tokë.

Viktima e aksidentit tragjik është 40-vjeçari Naim Idrizi nga qyteti i Kukësit. Ai ra aksidentalisht nga lartësia, u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.

Ndërkohë drejtuesit e kompanisë që po zhvillojnë punimet në Arenën Kombëtare nuk kanë preferuar të japin asnjë prononcim për mediat.

Punonjësi: Drejtor, si kalove! Kanë ardhur dy persona, nga një televizion, A2… Jam i zënë, thotë!

Shkarkoni aplikacionin e A2