Pasaportat diplomatike, Cakaj: Jemi në proces reformimi, të forcojmë dinjitetin

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, përveç masës ndaj 38 konsujve për heqjen e targave diplomatike, në deklaratën për mediat ditën e sotme, bëri të ditur se tashmë ka nisur edhe një proces reformues në lidhje me pasaportat diplomatike.

Ai u shpreh se për shkak të kritereve të lëshimit të pasaportave, shumë vende e kanë vënë në pikëpyetje pasaportën diplomatike shqiptare dhe për këtë ai tha se do të merren masa.

“Dua të theksoj se ne jemi në përgatitje të një mase reformuese se paralelisht me targat diplomatike duhet të marrim masa edhe në lidhje me fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare, e cila është vënë në pikëpyetje nga shumë vende për shkak të kritereve se si është lëshuar deri tani. Tashmë jemi në proces reformimi edhe të pasaportës diplomatike dhe shumë shpejt do të komunikoj edhe rezultatet e kësaj iniciative”, u shpreh Cakaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN