Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidencialet në Maqedoninë Veriore, mes kandidatëve shqiptari Blerim Reka

Nga A2 CNN
1 Prill 2019, 15:51 | Ballkani

Në Maqedoninë e Veriut nisi fushata për zgjedhjet presidenciale, ku mes kandidatëve është edhe shqiptari Blerim Reka.

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe lëvizjes Besa do të garojë përballë përfaqësuesit të social demokratëve në pushtet Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-s, e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE.


Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka

Të tre pretendentët për të zëvendësuar Gjorgji Ivanov janë profesorë të njohur universitar dhe shprehin besimin se fushata e tyre do të dallojë nga ajo e zgjedhjeve të kaluara.

Blerim Reka e fillon fushatën në Shkup, Siljanovska në Ohër ndërsa Pendarovski në Prilep. Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në 2 raunde, në 21 prill dhe 5 maj. Në balotazh shkojnë dy kandidatët me më shumë vota.

A2 CNN Livestream

Dita jonë