Presioni i Kryeministrit: Nëse nuk reagon Universiteti, ndërhyjmë me ligj

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi takimin e radhës në kuadër të zbatimit të paktit për universitetin për t’u hedhur në sulm ndaj drejtuesve të universiteteve. Ndërsa studentët po ankohen se nuk është përmbushur pjesa dërrmuese e premtimeve të qeverisë prej të cilave ata u tërhoqën nga protesta, Rama heq përgjegjësinë nga qeveria.

Kryeministri akuzoi posaçërisht drejtuesit e universitetit të Tiranës me të cilët sipas tij qeveria e ka të pamundur t’u japë zgjidhje disa problematikave.

“Transparenca e titujve akademikë është diçka që qeveria nuk e bën dot vetë. Ministria e Arsimit nuk e bën do t vetë dhe nuk duhet që t’i hyjë dhe ta bëjë vetë, por duhet ta bëjë vetë çdo universitet. Dhe nuk ka shans që transparenca e titujve akademikë të ndërmerret në kushtet ku rektorati, si ai i universitetit të Tiranës bën sikur nuk kupton dhe nuk dëgjon dhe flet përçart duke krijuar konfuzion dhe duke mos adresuar problemin”, tha Rama.

“Vlerësimi i performancës së pedagogut nga studenti, nuk po ndodh. Shqetësimi i madh nga studenteve është tregu i shitjes së librave të pedagogut në këmbim të notës. Edhe këtu nuk po shohim asgjë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2