Raporti për korrupsionin, Gjonaj: Do zhdukim shitblerjen e votës

Të paktën 36 dosje me emra të lartë të administratës shtetërore janë marr të pandehur për korrupsion.  Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një bilanc të Task-Forcës Antikorrupsion gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit.

 Deri më tani Task-Forca ka monitoruar 80 institucione, duke dhënë 369 masa administrative dhe 544 masa disiplinore.

 Sipas Gjonajt, janë dërguar në prokurori 36 zyrtarë. “Kemi 80 institucione të monitoruara. Janë marrë 396 masa administrative, 544 masa disiplinore, ndërkohë që 36 punonjës janë të kallëzuar penalisht në prokurori”, deklaroi ministrja.

Deputetja Rudina Hajdari, replikoi pas përgjigjeve te ministres duke denoncuar rastet e lirimit të zyrtarëve të vënë nën akuzë.

Shitblerja e votës sipas Gjonajt do të jetë një fenomen në zhdukje.

Gjonaj raportoi më herët për paketën me 10 aktet ligjore që do miratohet në Këshillin e Ministrave për të bërë funksionale zbatimin e reformës në drejtësi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN